Epidemi e etheve të verdha në Sudanin Jugor

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli fillimin e epidemisë së etheve të verdha në pjesët jugore të Sudanit Jugor.

Më tej theksuan se janë regjistruar dy raste në rajonin Kajo Keji, në kufi me Ugandën. Njoftuan se njerëzit në këtë zonë nuk janë imun ndaj kësaj sëmundje.

Nga OBSH theksuan se planifikojnë të inicojnë aksion vaksinimi në këtë zonë, ndërsa me qëllim të asgjësimit të epidemisë.

Ekziston druajtje nga zhvillimi i epidemisë për shkak të sistemit të keq shëndetësor dhe mungesës së mekanizmit për monitorim në këtë zonë.

Ethet e verdha janë një sëmundje akute virale. Në shumicën e rasteve, simptomat përfshijnë ethe, humbje të oreksit, të përzier, dhimbje muskulore, veçanërisht në shpinë dhe dhimbje koke. Simptomat zakonisht zhduken brenda pesë ditëve. Tek disa njerëz, pasi simptomat të jenë qetësuar, ethet përsëri kthehen, shfaqen dhimbje barku dhe dëmtimi i mëlçisë fillon të shkaktojë lëkurë të verdhë.