Ministria e Shëndetësisë: Deri tani janë vaksinuar gjithsej 764 punonjës shëndetësorë

Që nga fillimi i vaksinimit kundër koronavirusit deri sot janë vaksinuar 764 punonjës shëndetësorë, bëjnë me dije nga Ministria e Shëndetësisë.

Imunizimi i punonjësve shëndetësorë kryhet me vaksinën “Fajzer” dhe bëhet në spitalin modular në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup.

Aty janë vendosur gjashtë vende për vaksinim dhe kanë dy ndërrime nga ora 8:00 në mëngjes deri në ora 20:00.