Ministria e Drejtësisë: Vetingu në gjyqësor pas zgjedhjeve

Sipas ministres së Drejtësisë Renata Deskoska, procesi i vetingut në gjyqësor nuk është i mundur të realizohet para zgjedhjeve, pasi për t’u bërë e njejta shton Deskoska është e nevojshme shumicë prej dy të tretave. Kurse lidhur me modelin e këtij procesi se si ai do të realizohet ministrja u shpreh se janë të mundshme disa variante. Ndërsa, njëri variant tha ajo, është të kryhet veting nga ana e komisionit të përbashkët i cili do të hetojë disa aspekte, por është e mundur që kjo të shkojë edhe përmes aktivitetit të disa institucioneve.

Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se për të filluar një proces vetingu, është e nevojshme shumicë prej dy të tretave. Kurse kjo dhe debate për vetingun nuk janë të mundura të kryhen para zgjedhjeve. Ky është realitet, asnjë proces nuk duhet të përshpejtohet. Më vjen mirë se tashmë po përforcohet vetëdija dhe po hapet debat edhe në kuadër të vetë institucioneve të jurisprudencës se nevojiten korrigjime të caktuara në punën e tyre, kështu që ai 99%, nëse jo edhe 100% do të mbetet për pas zgjedhjeve”.

Kurse kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik Aco Kolevskin, thotë se realizimi i këtij procesi në prokurori mund të sjellë thyerje të ligjeve dhe Kushtetutës, pasi pavarësia e Prokurorisë Publike shton ai, është e garantuar me Kushtetutë.

Aco Kolevski, kryetar i Këshillit për Prokuror Publik

“Prokuroria Publike është organ i mëvetësishëm shtetëror që do të thotë se organet e tjera nuk mund të përzihen ne punën e saj. Gjithashtu kemi edhe akte ligjore që e garantojnë pavarsinë. Përmes këtij procesi duhet të kihet kujdes që të mos thyhet Kushtetuta dhe ligjet derisa realizohet ky aksion. Prokurori Publik në çdo moment mund të urdhëroj kontroll të jashtëzakonshme në punën e prokurorëve publik, përskaj kontrollit të rregullt që realizohet dy herë në vit”.

Kurse nga Instituti për Politikë Evropiane thanë qëndrimin e tyre për vetingun do ta publikojnë gjatë muajit janar.

Kryeministri Zoran Zaev pati deklaruar se BE-ja nuk ka lejuar që të nisë procesi i vettingut në drejtësi në vendin tonë sipas modelit shqiptar, sepse institucionet do të rrezikonin të mbesnin të paplotësuara./SHENJA/