Ministria e Brendshme në Itali publikon tenderin për menaxhimin e mjediseve të pritjes së emigrantëve në Shqipëri

Kampi i emigrantëve në Lezhë mund të jetë gati në 20 maj. Qeveria italiane ka vendosur këtë datë për transferimin e grupeve që hyjnë ilegalisht nga Afrika dhe kërkojnë azil.

Ministria e Brendshme në Itali ka publikuar tenderin për menaxhimin e mjediseve të pritjes, që do të ngrihen në Shqipëri, pas marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministrat Rama-Meloni, në nëntor të vitit 2023. Tashmë, ajo pret ofertat nga kompanitë vendase.

Marrëveshja parashikon ngritjen e tri kampeve, me nga 1000 persona secili, ku do të ndalohen të miturit, gratë shtatzëna dhe grupet e pambrojtur.

Vlera e kontratës është rreth 34 milionë euro, të cilave duhet t’i shtohen rimbursimet për shërbimet e transportit, shërbimet komunale, grumbullimin e mbetjeve, mirëmbajtjen, lidhjen e internetit dhe kujdesin shëndetësor. /euronews.al