Ministri për Punë të Jashtme dhe Evropiane i Sllovakisë, Ivan Korçok gjatë ditës së nesërme do të qëndroj për vizitë zyrtare në vendin tonë. Përskaj takimit me ministrin e jashtëm Bujar Osmani, Korçok do të takoj edhe kryeministrin dhe presidentin e shtetit, Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski.
Ministria e Jashtëm njofton se gjatë takimit të dy ministrave do të flitet për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve si dhe do të shqyrtohet mundësia për thellimin e tyre, posaçërisht në planin ekonomik. Gjatë takimit pritet të hapet edhe tema e euro-integrimit të vendit tonë.