Ministri kroat: Të hiqen vizat për Kosovën, jemi kundër ndryshimit të kufijve

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlić Radman, ka thënë se shteti i tij e mbështet dialogun bilateral mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, përfaqësuar nga Miroslav Lajçak dhe SHBA-ja.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që në këtë drejtim të bëhet përpjekje më e madhe që të arrihet te zgjidhja.

“Kroacia kundërshton çdo përpjekje për ndryshimin e kufijve në hapësirat e Europës Juglindore. Kroacia do të kërkojë njohjen nga ato vendet që nuk e kanë njohur akoma pavarësinë e Kosovës. Kemi biseduar edhe për situatën dhe mbështesim plotësisht heqjen e regjimit të vizave për Kosovën”.

Radman ka folur edhe për komunitetin kroat në Kosovë duke kërkuar që sa më shpejt të rregullohet dhe përmirësohet statusi i tyre.