Ministri izraelit i Mbrojtjes thotë se nuk do të ketë armëpushim në Liban derisa të arrihen objektivat e luftës

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka thënë se “nuk do të ketë armëpushim apo pauzim të luftimeve në Liban” derisa të arrihen objektiva e luftës.

Në një postim në platformën X, Katz theksoi se veprimet ofensive të Izraelit “duhet të vazhdojnë të dobësojnë kapacitetet e Hezbollahut dhe të arrijë fitore”.

“Do të vazhdojmë të sulmojmë Hezbollahun me tërë kapacitetet derisa objektivat e luftës të arrihen”, shtoi Katz.

“Izraelit nuk do të pajtohet me çfarëdo marrëveshje që nuk garanton parandalimin e terrorizmit dhe derisa të arrihen qëllimet e luftës në Liban, përfshirë çarmatosjen e Hezbollahut duke i dëbuar përtej lumit Litani dhe të lejohen banorët e veriut të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre”, tha për fund ministri i Mbrojtjes.