Ministri Ismaili ka një lajm të mirë për artistët, ja nga sa mjete do ju ndahen! (Video)

Të nderuar,

Më lejoni t’ju informoj se Ministria e Kulturës dhe unë si Ministër, në këtë kohë kur e gjithë bota po përballet me pasojat e pandemisë së COVID 19, gjatë gjithë kësaj periudhe, kemi bërë përpjekje maksimale në lehtësimin e pasojave nga koronavirusit që preku jo vetëm artistët por edhe dhe të gjithë punëtorët kulturorë në përgjithësi.
Për këtë qëllim, ne vazhdimisht jemi kujdesur dhe kemi pasur sukses në përpjekjet tona përmes Ministrisë së Kulturës, dhe me mbështetjen e institucioneve tona, të sigurojmë mbështetje financiare për muajt prill dhe maj të vitit 2020, me një shumë neto mujore prej 14.500 denarë, mjete që do të destinohen dhe paguhen artistët dhe personat tjerë fizikë që kryejnë veprimtari dhe aktivitete të tjera në fushën e kulturës, si dhe punonjësve të filmit që janë prekur nga kriza globale shëndetësore – ekonomike.
Jam i bindur që me këtë mbështetje financiare do të lehtësojmë të paktën pasojat e situatës në të cilën u gjendën artistët dhe punonjësit e kulturës dhe filmit dhe se me përpjekje të përbashkëta dhe në të ardhmen të vazhdojmë që kultura të jetë ajo që do të bashkojë botën dhe të promovoj shtetin tonë në korniza botërore.