Ministri i Jashtme kroat sot viziton Shkupin

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Punë Evropiane i Republikës së Kroacisë, Gordan Gërliq Radman sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të vizitës ministrit Radman do të ketë takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ndërsa do të pritet edhe nga presidenti, Stevo Pendarovski.

Kroacia për momentin është kryesuese me Këshillin e BE-së dhe në atë kontekst fokusi i vizitës do të jetë perspektivën evropiane të vendit.