Ministri gjerman: Duhet të nisin negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth në Tiranë ka deklaruar, se faktet tregojnë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur kushtet dhe duhet të nisin negociatat.

“Në politikë vendoset jo vetëm sipas ndjesive por edhe sipas fakteve. Faktet në rastet e këtyre dy shteteve e kanë përmbushur kushtet. Për këtë arsye me të dy shtetet duhet të nisin këto negociata. Tani duhet të fillojë ky proces. Për këtë po punojmë për të biseduar në kuadër të presidencës së Këshillit Evropian. Kemi negociuar me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut nga presidenca portugeze. Kjo mund të mbërrihet me 22 qershor”, tha Roth.