Ministri Çulev kërkon nga PTHP të hetojë nëse ka shkelje të ligjeve në ASK

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev kumtoi se deri tek Prokuroria Themelore Publike ka dorëzuar parashtresë përkatëse lidhur me rastin për të cilin dje kumtoi – se është konfirmuar shkelje e ligjeve, gjegjësisht, siç tha, ish Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim (tani Agjencia për siguri kombëtare) ende e ka të përmbajtur rolin e ndërmjetësuesit në sistemin për ndjekjen e komunikimeve dhe nuk është eliminuar tërësisht mundësia teknike nga inspektimi eventual në hetimet penale të cilat zbatohen nga ana e MPB-së.
Për përkushtimin aktual të sistemit për ndjekjen e komunikimeve ministri Çulev dje ka mbajtur konferencë për shtyp, ndërsa për parashtresën deri tek PTHP-ja kumtoi sot në profilin e tij në Fejsbuk.
“Me parashtresën kërkoj nga ana e Prokurorisë publike të ndërmarrë aktivitete në drejtim të zbatimit të hetimeve përkatëse me qëllim të konfirmimit të gjendjes faktive për ekzistimin e përgjegjësisë së personave udhëheqës në institucionet kompetente. Lidhur me kumtesat e djeshme nga ana e Agjencisë për siguri kombëtare opinioni duhet të dijë se faktet dhe argumentet e dhëna
aspak nuk korrespondojnë me konferencën time tematike për shtyp”, theksoi Çulev.
Asnjë element nga kumtesa, shton ministri, nuk ka të bëjë me mohimin e fakteve që ai i ka dhënë me të cilat, siç thotë, në mënyrë të argumentuar ka treguar për shkeljen e Ligjit për Agjencinë operative teknike – AOT dhe Ligjin për ndjekjen e komunikimeve. Situata në procesin e ndjekjes së komunikimeve, shton Çulev, pa dyshim e përshkruan edhe sjaldin e shfaqur në konferencën e
djeshme për shtyp. /MIA