Mini-Shengeni, Zaev: Në Tiranë po bëjmë përmbledhje nga Novi Sadi dhe Ohri

Kryeministri Zoran Zaev sot në Tiranë tha se Samiti i liderëve të Ballanit Perëndimor ka për qëllim kryesor lirinë e qytetarëve, mallrave dhe shërbimeve dhe ritheksoi se iniciativë mbi gjitha shërben si përshpejtues shtesë për anlëtarësim të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimorë në BE.

“Ajo që ne arrijmë këtu mbas takimeve që kemi pasur në Novi Sad dhe në Ohër.. këtu po bëjmë një përmbledhje në Tiranë. Ky bashkëpunim mund të jetë përshpejtues shtesë për anëtarësimin sa më të shpejtë në BE. Ne mund ta bëjmë këtë lloj evropianizimi vetvetiu me një bashkëpunim të këtillë rajonal. Ka hapësirë ​​dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë hapësirë ​​për përfitime ekonomike, për standard më të lartë ekonomik për qytetarët tanë, ne presim që vendet anëtare të BE-së ta njohin këtë si qëllim për anëtarësimin tonë sa më të shpejtë në BE. Por është detyra jonë si drejtues të qytetarëve që ta bëjmë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur”-tha mes tjerash Zaev.