Takimet për Mini-Shengenin, në të cilat po merr pjesë edhe Shqipëria, po vazhdojnë të kundërshtohen nga subjektet politike në Kosovë e në Shqipëri.
Iniciativa për Mini-Shengenin thuhet se do ta izolojë Kosovën dhe në rast se realizohet do të krijojë edhe konflikte në Ballkan. Pas Samitit të Tiranës ndasitë Kosovë – Shqipëri janë të tejdukshme
Më 21 dhjetor në Tiranë është mbajtur takimi i tretë i Mini-Shengenit mes Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Liderët e Kosovës dhe të Bosnjë e Hercegovinës kanë refuzuar pjesëmarrjen edhe në këtë Samit. Kosova kësaj radhe pa ekuivok ka thënë troç se nuk do të jetë pjesë e këtij Samiti, përderisa nismëtare dhe protagoniste kryesore e kësaj aleance është Serbia, që vazhdon ta kundërshtojë me çdo mjet shtetin e Kosovës dhe vazhdon të mos e njohë atë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur për iniciativën e Mini-Shengenit, ka thënë se vendimi për të mos iu bashkuar kësaj nisme po e dëmton Kosovën. Me këtë rast, ai e ka quajtur kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn gënjeshtar, pasi Samiti nuk ka pasur qëllim heqjen e taksës ndaj Serbisë./Zeri.info/