Mimoza Shkodra po vjen me këngë të re, por ka një dilemë

Mimoza ka paralajmëruar këngën e re.

Këngëtarja Mimoza Shkodra ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Artistja, me anë të një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se po kthehet me një këngë të re, por ka një dilemë.

Një Baladë apo një Këngë verore😎??“, shkruan ajo, teksa pranon sugjerimet e fansave se çfarë kënge të lansojë.

 

Projekti i fundit muzikor nga Mimoza Shkodra është “Dy herë një gabim”, këngë e cila u lansua vitin e kaluar dhe erdhi në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun.