Millkov: Maqedonia ka problem strukturor me bullgarët, vazhdimisht përdoret gjuhë e urrejtjes

“Gjatë kësaj jave ishte ndeshja e futbollit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, nuk dua ta ndez këtë temë, por u pa gjuha e urrejtjes së përdorur. Ne besojmë se puna duhet të shterohet. E dyta është dënimi me kusht i Lambe Alabakovskit, zjarrvënësit të qendrës “Vanço Mihaillov”, tha për mediat bullgare Nikollaj Millkov, ministër i Punëve të Jashtme.

Sipas Millkov, këto dy ngjarje zbulojnë një problem strukturor për të drejtat e bullgarëve në Maqedoni.

“Dënimi i Alabakovskit është më i lehtë i mundshëm”, theksoi Milkov dhe shtoi se sipas ligjit, për këtë vepër janë nga 6 muaj deri në 5 vjet.

“Duhet të pritet një dënim relativisht më i rëndë, por ky është vendim i gjykatës së pavarur të Republikës së Maqedonisë”, shtoi ministri.

“Si akti njëri dhe tjetri, i kryer gjatë javës, përfaqësojnë një manifestim urrejtjeje. Ata po i dërgojnë mesazh popullit dhe neve dhe kjo nuk është pozitive”, ka theksuar Millkov.

Ai tha se duhet kushtuar vëmendje faktit që gjuha e përdorur në ndeshjen futbollistike, po përdoret dhe nga institucionet e vendit te cilët sipas tij, vazhdimisht po diskriminojnë bullgarët.

Millkov shtoi se Maqedonia e Veriut ka një rrugë të gjatë për të bërë deri në plotësimin e kërkesave shtruar në propozimin francez.