Milito: Messi tek Inter? Asgjë nuk është e pamundur

Transferimi i Lionel Messit tek Inter mund të ndodhë.

Kështu ka deklaruar Diego Milito, ish sulmuesi i Interit, që kishte udhëhequr ‘Zikaltërit’ drejt ëndrrës së madhe evropiane, duke triufmuar në Ligën e Kampionëve.Milito ka qenë pjesë e Interit më të madh në histori, ku së bashku me Samuel Eto’o, Wesley Sneijder, Javier Zanetti dhe emra të tjerë, bënë të skuadra nga ‘San Siro’ të fitojë ‘Tripletën’ në vitin 2010.

‘Princi’ tani është pensionuar nga futbolli, por nuk ka mundur të mos flas për spekulimet e kohëve të fundit, që e lidhin Lionel Messin me Interin.“Ne duhet ta besojmë atë, asgjë nuk është e pamundur”, ka deklaruar Milito për Gazzeta dello Sport, përcjell lajmi.net.“Klubi ka gjithçka për të afruar atë, do të ishte një goditje për Serie A, pak si ajo që ndodhi me Cristiano Ronaldon. Nuk duhet të jetë vetëm një ëndërr”.