Sport Milani preferon Ziyechin para Zaniolos

Milani preferon Ziyechin para Zaniolos

Milani ka vendosur të mos bëjë një lëvizje për sulmuesin e Romës, Nicolo Zaniolo në këtë fazë dhe do të preferonte të investonte në anësorin e Chelseat, Hakim Ziyech.

Kuqezinjtë kishin qenë një nga klubet që udhëhiqnin garën për nënshkrimin e 23-vjeçarit italian, por vendosën ta kthenin fokusin e tyre diku tjetër pas ofertës së Bournemouth prej 30 milionë euro plus bonuse për lojtarin.

Zaniolo dëshironte t’i bashkohej Milanit, por tani po shqyrton ofertën e klubit nga Liga Premier pasi afati kalimtar i transferime po shkon drejt mbylljes.

 

Sipas Calciomercato.com dhe Corriere della Sera, Milani nuk ishte në gjendje të investonte shifrat e nevojshme për Zaniolon këtë muaj, me pronarët RedBird që nuk duan të shtojnë buxhet për transferime.

Kuqezinjtë do të preferonin të bënin një lëvizje për Ziyech dhe së fundmi kanë qenë në kontakt me Chelsean për të diskutuar një marrëveshje të mundshme, por paga e lartë e marokenit dhe ofertat nga klubet e tjera i kanë komplikuar gjërat.