Milani nuk do ta aktivizojë klauzolën për blerjen e Sergino Dest

Sergino Dest u bashkua me Milanin gjatë afatit kalimtar të verës si huazim nga Barcelona.

Kampioni në fuqii i Italisë e mori mbrojtësin amerikan si një transferim të madh, por Dest nuk ka arritur të lë gjurmë me fanellën kuqezi.

Përkundër se kanë opsionin e blerjes për 20 milionë euro në fund të sezonit, Rossonerët nuk do ta shfrytëzojnë atë dhe Dest pritet të rikthehet te Barcelona.

22-vjeçari nuk i ka arritur pritshmëritë në San Siro dhe trajneri Stefano Pioli ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e tij.

Reprezentuesi amerikan ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje në total në të gjitha garat, ku nuk ka shënuar asnjë gol dhe nuk ka bërë asnjë asistim.

“AC Milan nuk do ta aktivizojë opsionin për të blerë Sergino Dest për 20 milionë euro nga Barcelona. Lojtari pritet të rikthehet në Camp Nou pas përfundimit të sezonit në Serie A”, ka deklaruar gazetari Nicolo Schira.

Dest nuk është as në planet e Barcelonës dhe ai qysh tani duhet të mendojë për të gjetur një skuadër të re për edicionin e ri.