Kolo Muani, 23 vjeç, konsiderohet si një nga sulmuesit më premtues në Francë. Shënues i shtatë golave në 18 paraqitje këtë sezon, kontrata e tij me Nantesin skadon në verë.
Megjithatë, sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, drejtorët kuqezi po konsiderojnë nënshkrimin e tij në afatin kalimtar të janarit pasi Eintracht Frankfurt dhe Olympique Marseille po monitorojnë gjithashtu nga afër sulmuesin.
Sipas raportit, gjigantët e Serisë A janë në ‘pole position’ për të siguruar nënshkrimin e Kolo Muanit.
Qendërsulmuesit e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, Olivier Giroud dhe Pietro Pellegrini kanë luftuar të gjithë me lëndime këtë sezon, kështu që kuqezinjtë po kërkojnë të shtojnë një lojtar të ri në front.
Nëse Kolo Muani transferohet, atëherë Pellegri mund të largohet nga klubi në formë huazimi. Ish-ylli i Genoas iu bashkua kuqezinjve në një bazë të përkohshme nga Monaco në verë, por Milani thuhet se është i vendosur ta konfirmojë atë për sezonin 2022-2023.