Milani ka dy opsione në Ligën Premier nëse Pioli largohet

AC Milan do të kthehet kah Liga Premier për të gjetur trajner të ri nëse Stefano Pioli largohet.

Pozicioni i Piolit te Milani është në dyshim pasi kampionët në fuqi po luftojnë për të kapur formën që në ndeshjet e fundit ka qenë në rënie.

La Repubblica shkruan se trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte dhe Roberto De Zerbi i Brighton, kryesojnë listën e ngushtë të Milanit.

Conte fiton rreth 17 milionë euro në vit në Tottenham.

De Zerbi kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me Brighton me vlerë 5 milionë euro në vit dhe një klauzolë lirimi prej 13 milionë euro.

Më herët u raportua se Milani mund të shkarkojë Piolin nëse situata në klub nuk ndryshon.

Në pesë ndeshjet e fundit të Serie A, kuqezinjtë kanë pësuar tri humbje, ndërsa AC Milan është në vendin e gjashtë në renditjen e kampionatit italian.