Milani gjen rrugën e fitores, mezi mposht Torinon

Milani ka gjetur rrugën e fitores në Serie A.
‘Rossoneri’ fituan me rezultat 1:0 ndaj skuadrës së Torinos, shkruan lajmi.net.

Milani po kalon në një periudhë të vështirë këtë sezon.

Ata kërkonin mbrojtjen e titullit në Serie A, por tashmë po luftojnë për një vend në garat evropiane.

Në ndeshjen e kësaj xhiroje në ligën italiane ndaj Torinos ata fituan me rezultat të ngushtë.

Ishte Olivier Giroud që në minutën e 62’ i dha epërsinë Milanit.

Pas një asistimi të mirë nga Theo Hernandez, shënoi me kokë francezi.

Torino në anën tjetër ishin të rrezikshëm në disa raste ndaj ekipit ‘kuqezi’.

Megjithatë, nuk arritën të tundin rrjetën e kundërshtarit.

Me këto tri pikë të arkëtuara Milani pozicionohen në vendin e tretë me 41 pikë.

Kurse, Torino qëndron në vendin e shtatë, me 30 pikë gjithsej.