Milani e kërkon sonte çerekfinalen e Kupës

“Rossoneri” do të luajnë sonte me Genoan në të tetën e finales së Kupës së Italisë. Praprakisht do të luajë edhe Napoli i Amir Rrahmanit, i cili i bën gosti Fiorentinës

Këtë mesjavë do të luhet faza e së tetës së finales së Kupës së Italisë.

Milani do të zbresë sonte në fushën e blertë për ta zhvilluar ndeshjen me Genoan.

“Rossoneri” shihen si favoritë ndaj kundërshtarit për të kaluar në çerekfinale të kësaj gare.

Ekipit të Stefano Piolit po i ecin punët mirë në Serie A dhe këtë lojë do të mundohet ta aplikojë edhe në Kupë.

Megjithatë, Genoa do të bëjë çmos që t’i befasojë Kuqezinjtë, shkruan “Gazeta Express”.

E fituesi i këtij dueli fazën tjetër do ta luajë më 9 shkurt.

Ndeshja ndërmjet Milanit dhe Genoas do të fillojë në orën 21:00.

Paraprakisht, sonte luan edhe Napoli i Amir Rrahmanit, i cili i bën gosti Fiorentinës.

Siç dihet, fitues aktual i Kupës së Italisë është Juventusi. /Gazeta Express/