Milani e bën prioritet transferimin e Christopher Nkunkus

Christopher Nkunku është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme këtë edicion me RB Leipzig.

Sulmuesi francez ka qenë i jashtëzakonshëm këtë edicion ku ka zgjuar edhe interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.

24-vjeçari në 47 ndeshje zyrtare ka shënuar 30 gola dhe ka asistuar në 20 të tjerë.

Bayern Munich, PSG, Manchester United, Arsenal, Real Madrid, Milan e Manchester City kanë shprehur interesim për transferimin e yllit francez.

Por gjiganti italian AC Milan e ka bërë prioritet transferimin e tij në afatin kalimtar të verës.

Rossonerët janë duke luftuar për titullin e kampionit derisa tanimë zyrtarisht kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm, pjesëmarrje që i sjell atyre miliona euro.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara po kërkojnë me ngulm transferimin e Nkunkus dhe tanimë kanë pasur kontaktet e para me RB Leipzig.

Klubi gjerman synon që nga shitja e yllit të tyre të fitojnë rreth 70 milionë euro, derisa Rossonerët janë duke shikuar për të gjetur një mundësi që ta marrin francezin me një çmim më të ulët, por nuk përjashtohet mundësia që të ofrojnë edhe ndonjë futbollist në këtë marrëveshje.