Milan monitoron situatën e treshes së PSG

Milan janë gati të bëjnë një lëvizje të trefishtë në merkato, nga skuadra e PSG.

Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se ‘Rossoneri’ janë duke monitoruar situatën e Julian Draxler, Abdou Diallo dhe Thilo Kehrer, transmeton lajmi.net.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se PSG janë gati të shesin secilin nga tre lojtarët e përmendur.

Të tre janë identifikuar nga drejtuesit e Milan si transferime potenciale.

Milan mund të jetë një mundësi ideale për Julian Draxler që të rikthejë formën e dikurshme të karrierës së tij.

Mbetet të shihet nëse ndonjëra prej goditjeve të planifikuara do të mund të konkretizohet.