Milan do të pranojë largimin e Maignan vetëm për një ofertë prej 85 milionë eurove

Mike Maignan është një nga portierët më të mirë në Evropë dhe francezi ka shkëlqyer me Milanin në dy sezonet e fundit.

Rossonerët kanë paguar 15 milionë dy vite më parë për transferimin e francezit nga Lille dhe këto para janë shpaguar tanimë.

Falë paraqitjeve të shkëlqyera me fanellën kuqezi, Maignan ka zgjuar interesimin e top klubeve angleze si Chelsea, Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

Calciomercato ka raportuar se Chelsea ka tentuar me një ofertë prej 50 milionë eurove për francezin, por kjo ofertë është refuzuar nga Milani.

Rossonerët duan ta mbajnë francezin në San Siro, por mund të ndërrojnë mendje nëse vije një ofertë e lartë.

Gjithnjë sipas mediumit italian, Milan mund ta lejoj largimin e Maignan vetëm nëse vije një ofertë më e lartë se 85 milionë euro.

Tottenham Hotspur dhe Manchester United janë dy skuadrat e tjera angleze që duan transferimin e francezit dhe pritet të dalin me oferta në ditët në vazhdim.