Miku i Lazim Destanit emërohet drejtor i Inteligjencës Kombëtare nga presidenti Trump

Sot Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, e ka propozuar kongresistin John Ratcliffe për drejtor të Inteligjencës Kombëtare një mik të madh të shqiptarëve dhe i Lazim Destanit.

Më i rëndësishëm është për ne fakti se në këtë miqësi z. John Ratcliffe shpreh njëherësh afërsinë dhe përkrahjen e fuqishme për Kosovën dhe për vetë Rrjetin e Bizneseve të Diasporës shqiptare në botë me seli në New York.

Kam kënaqësinë të njoftoj për emërimin e Republikanit Ratcliffe (Kongresmenit John Ratcliffe) për Drejtor të Inteligjencës Kombëtare. Do ta kisha kompletuar më herët procesin, por John donte të prisnim derisa të kryhej raporti i Inspektorit të Përgjithshëm. John është burrë i jashtëzakonshëm, me talent të shkëlqyeshëm!”, ka shkruar Trump, në rrjetin social Twitter.

Nëse Senati e miraton propozimin e Predsidentit Trump, Ratcliffe do ta zëvendësojë ambasadorin Richard Grenell, i cili është emëruar ushtrues i detyrës së drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

John Ratcliffe shërben aktualisht në Komitetin e Inteligjencës, Komitetin për Sigurinë e Brendshme dhe Komitetin e Gjyqësorit të Kongresit amerikan. Për t’u emëruar në krye të Inteligjencës Kombëtare, kandidatura e Ratcliffe duhet të miratohet nga Senati i SHBA-së./TS/