Këshilltari i ish presidentit Klinton me krenari fotografohet te xhamia në Kalanë e Shkupit

Këshilltari i ish presidentit amerikan Bill Klinton, profesori Jens Mueller, që në këto zgjedhje këshillon kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, sot është fotografuar para xhamisë së Mustafa Pashës në Shkup. Fotografinë e ka postuar profesoresha Gjyla Çeliku, e cila ka shoqëruar profesorin Mueller, e cila foton e ka shoqëruar me koment thumbues.
“Nëse e kisha postuar vetë një fotografi të këtillë të gjithe do me quanit të lindjes, turke, arabe, por ja profesori Jens Mueller me dëshirë donte një fotografi me xhaminë dhe ju përshëndesim të gjithëve!
Toleranca fetare lartëson vlerat tona si njerëz!”, ka shkruar profesoresha Çeliku.