Mikel Arteta zbulon mesazhin e Pep Guardiolës pasi mposhti Man Cityn

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka treguar se trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka uruar pas fitores në derbi në ndeshjen e fundit mes tyre.

Arsenali më në fund përfundoi një seri prej 15 ndeshjesh pa fitore kundër Manchester Cityt, më 9 tetor, kur Topçinjtë mposhtën kampionët në fuqi të Ligës Premier me rezultat 1-0.

Pas ndeshjes, Arteta pati një shkëmbim të shkurtër fjalësh me ish-shefin e tij, Guardiola, ndërsa tani ka treguar se për çfarë kanë folur.

“Po, fola me të pas ndeshjes. Është gjithmonë kështu, është shumë e tensionuar, është shumë emocionale, shumëçka ndodh në atë moment, por pas kësaj, marrëdhënia mbetet e paprekur”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Kam humbur shumë më tepër se sa kam fituar kundër tij, por, të them të drejtën, në dy ndeshjet e fundit kur fituam Community Shield dhe tani në ligë, ndjenja është krejtësisht e ndryshme”.

“Ai tha: Urime, ju djelmosha jeni një ekip i mrekullueshëm”, përfundoi trajneri i Arsenalit.

Arteta punoi si ndihmës trajner i Guardiolës në City për më shumë se tre vjet përpara se t’i ofrohej një shans për të marrë drejtimin e Arsenalit.

Tani, skuadra e tij është në krye të Ligës Premier së bashku me Tottenham Hotspur, ndërsa City është disa pikë prapa.