Mike Tyson ka kujtime të bukura nga takimi i tij me Pelen

Mike Tyson iu bashkua miliona njerëzve të pikëlluar për humbjen e një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori, Pele, i cili ndërroi jetë në Brazil të enjten mbrëma pasi kaloi një muaj në spital duke u kujdesur për sëmundjen e kancerit që po kalonte, derisa përfundimisht ai i mori jetën.

Boksieri legjendar kujtoi se ishte 21 vjeç kur përmbushi ëndrrën e tij për të takuar një nga sportistët e mëdhenj që bota ka parë ndonjëherë.

“Isha 21 vjeç duke jetuar ëndrrën e takimit me një nga të mëdhenjtë”.

“Ai ishte një burrë i ngrohtë dhe i sjellshëm pa asnjë të keqe për të thënë për askënd. Pusho në paqe”, ka shkruar Tyson.

Mike Tyson kishte folur së fundmi për Pelen në podcast-in e tij

Së fundmi në një episod të podcast-it të tij, Hotbox me MIke Tyson, ish-boksieri vlerësoi Pelen si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave në futboll.

Snoop Dogg u pajtua me vlerësimin dhe shtoi se Pele duhet të flitet në të njëjtën frymë si atletët e tjerë historikë si Muhamed Ali.