Mihrije Braha bën thirrje për të qëndruar në shtëpi: Të bëhemi ushtar dhe ta luftojmë së bashku COVID-19

Dje Ministria e Shëndetësisë mori masa më rigoroze lidhur me lëvizjen e qytetarëve, edhe artistët po luajnë rol në këtë lobim.

Së fundmi ka reaguar edhe këngëtarja Mihrije Braha e cila thërret qytetarët ta luftojmë së bashku këtë pandemi duke qëndruar brenda shtëpive.

“Nëse keni ëndërru me qenë ushtar për të luftuar, tani është momenti që të gjithë ne të jemi ushtarë për ta luftuar Covid-19. Rri n’shpi ose knaqu n’shpi e shpëto jetë” shkruan Mihrija pran videos së ndarë.