Midis librit shkollor dhe nxënësit, mësuesi si ndërmjetës

Xheladin Murati

Studime të shumta të librit shkollor dhe të mësimdhënies, sidomos pedagogjike e psikologjike (Lakota N. Murati Xh. Petrovski B. Plut D. Tërnavac N. etj.) kanë vënë në dukje rolin e madh që luan libri në zhvillimin e mësimit dhe formimin e vlerava të mirëfillta te nxënësit. Libri ndikon në formimin e vlerave, në formimin e qëndrimeve dhe në zhvillimin e të menduarit. Mësuesi është ai që e funksionalizon marrëdhënien nxënës – liber duke e nxitur artin e të mësuarit dhe të lexuarit.
Leximi fillon me një lloj energjie pozitive dhe frymëzim, i cili vjen nga përmbajtja e tij dhe e motivuar nga mësuesi.
1.Premisat. Për të trajtuar rolin, misionin dhe funksionin e librit shkollor nisem nga katër premisa kryesore:
1.Libri duhet të ofron dije dhe edukim, informacione të vërteta e objektive.
2.Mësuesi të kultivon kulturën e punës me libër.
3.Libri shkollor duhet t’i përmbahet programit mësimor dhe realitetit shoqëror.
4.Libri është mjet pune, dhe i domosdoshëm për organizimin e mësimit.
Këto premisa janë si pika këndëvështrimi iveçantë i realitetit pedagogjik, ashtu si edhe vizionet dhe konceptet që kanë të bëjnë me përdorimin e librit.
2. Qasje dhe aspekte. Libri trajtohet si një mjet specifik ndihmës i nxënësit dhe mësuesit për organizimin e punës mësimore. Prandaj me këtë rast, librin shkollor, këtu e trajtoj nga aspekti i organizimit të mësimit, objektivat e librit, mekanizmi i funksionimit të tij në mësim, si dhe marrëdhëniet që vendosen mes librit, nxënësit dhe mësuesit.
Libri ofron mundësi të shkëlqyer për përcaktimin e aktiviteteve mësimore për rritjen e nivelit të cilësisë së diturive dhe suksesshmërinë e mësimdhënies. Qëllimi i librit është të ndërtoje kapacitete për zhvillimin e nxënësit. Libri duhet të ndjek logjikën e zhvillimeve bashkëkohore dhe të reflektoje bashkëkohësimin e mësimdhënies dhe të mësimnxënies.
Megjithëseshumë nga përmbajtjet e librave nuk janë funksionale, janë të gjata ose të shkurta shumë, të papërshtatura me moshën e nxënësve, nevojat e mësimit dhe kërkesat programore.. Kështu, shumë nga përmbajtjet e librave nuk ibëjnë nxënësit të lumtur e të motivuar, madje u imponojnë atyre përmbajtje jo adekuate.
3. Qasje dhe aspekte:Libri shkollorë është mjeti themelor veçanërisht për nxënësit, jo vetëm për përmbajtjet dhe të dhënatqë ofron, por se duhet ti plotëson të gjitha kushtet, duke nisur nga pastërtia gjuhësore, informacionet objektive e të verifikuara që ka, duke i renditur ato sipas kërkesave metodologjike të njohjes mësimore, por edhe për vlerat pedagogjike, të cilat janë në funksion të zhvillimit intelektual, social, emocional, etikë e estetik e të ngjashme
Libri shkollor nuk është thjesht vetëm një tekst mësimor apo një burim diturie, i cili i josh nxënësit, është një burim dije me një arkitekturë pedagogjike që realizon më shumë funksione si pedagogjike, edukative, njohëse, logjike, etike, estetike e të ngjashme.
C’është libri? Libri është një pako idesh e përmbajtjesh e dijesh ku nxënësi kërkon të zbuloj sekretet që i fsheh dhe ato t’i zbuloj e ti mësoj me kujdes. Libri gjithsesi kontribuon në disa drejtime të të mësuarit:
– Sjell zgjerim të qasjeve në material leximi,
– Mundëson zgjerimin e vurimeve të informacioneve,
– Shërben si burim shtesë dhe lehtësi në qasje të të mësuarit.
– E lehtëson procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Cdo liber duhet të kontribuoj në disa aspekte zhvillimore si:
-zhvillimin e nxënësit, formimin e nxënësit dhevetëformimin e nxënësit;
– libri kontribuon në fomimin e vlerave morale, estetike, humane;
– kontribuon në formimin e kuptimit të së bukurës, krijimin e së bukurës.
Po do të mungonin këto sende libri nuk do ti plotësonte nevojat për të cilat është shkruar.
Libri mësimor për shkollën e shekullit 21 duhet të ofron një model të ri zhvillimi, qoftë në mënyrën sesi funksionojnë gjërat, ashtu edhe në aspektin e realizimit të projekteve mësimore. Në këtë kontekst libri duhet të jetë atraktivdhe të paraqes tërësinë e vlerave që garantojnë qëndrueshmërinë zhvillimore. Prandaj libri duhet të ketë infrastrukturë didaktike-metodike.
Libri shkollor duhet të jetë modern e me stil dinamik, duke mësuar nga ai, nxënësi të përballet me parametrat e jetës. Ai duhet të dallohet me një profil të nxënësit të suksesshëm, i cili ecë mes sfidave dhe ambicieve, aftësimit dhe arritjeve profesionale. Në këtë drejtim diversiteti kulturor, distancat jetësore dhe konceptet që e formojnë infrastrukturën dhe arkitekturën e librit kërkojnë strategji të reja pedagogjike e teknologjike në hartimin e tij.
Raporti që krijohet mes mësuesit, nxënësit dhe librit është element shumë i rëndësishëm. Që të dy përfshihen në përmbajtjen e librit, përmbajtje që nuk janë të shkëputura, por një zinxhir ndodhish lidhur me mësimin. Për ta kuptuar, shpjeguar e interpretuar karakterin e përmbajtjeve duhet që mësuesi të depërtojë në to, brenda tyre, në informacionet e shumta që ato fshehin, si dhe në lidhjet që përmbajtjet e librit në mënyrë të dukshme vendosin me nxënësit.
Vendosja e marrëdhënieve mes librit dhe nxënësit varet nga disa elemente:
– nga metoda e punës së mësuesit,
– nga mënyra e veprimit dhe
– nga radhitja e ndërtimit të marëdhënieve në procesin e mësimdhënies.
Vetëm marrëdhëniet pozitive e vënë nxënësin herë në pozitë subjekti e herë objekti. Në këtë mënyrë mësuesi zbulon përmbajtjet e librit dhe e krijon kuadrin pedagogjik të njohjes mësimore. Këto janë arsyet që libri duhet të ketë imperativa pedagogjike.
4. Përfundim: Librat jo vetëm që janë të dobisshm, por edhe të domosdoshme në procesin e mësimdhënies. Ato mundësojnë ndarjen e mësimit në baza të shkurta ditore, javore, mujore dhe vjetore, mundësojnë të përcaktohen planet dhe qëllimet vjetore. Mundësojnë që mësimdhënia të merre trajt të objektivave personale dhe profesionale. Njëherësh libri mundëson ristrukturimin e sistemit të dijes dhe të njohurive të nxënësve duke afirmuar të mësuarit logjik kundër të mësuarit mekanik.
Mësuesit bartin përgjegjësi që të mbjellin e kultivojnë aftësinë për të punuar me liber që është shumë e nevojshme dhe e dobishme për nxënësin. Kjo tregon se përdorimi i librit është i lidhur drejtpërdrejt me mjeshtrinë e përdorimit.