Fetai: Nuk jemi të kënaqur me dënimet në “Dhunën në qendër”

Prokurorja Fatime Fetai pas aktgjykimit të rastit “Dhuna në qendër” ka deklaruar se nuk është e kënaqur nga aktgjykimi.

“Jam pjesërisht e kënaqur nga vendimi i shpallur sot. Kjo tregon se Prokuroria e ka dëshmuar fajësinë e saj dhe nuk jam e kënaqur nga arsyet e dënimit, dhe për këtë do të ketë ankesë”, tha Fetai.