Mickoski: VMRO-ja shqyrton opsionin për braktisjen e Kuvendit

Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski thotë se nuk sheh asnjë arsye që deputetët nga partia që ai udhëheq, të vazhdojnë të marrin pjesë në Kuvend për shkak se është shmangur një pjesë nga marrëveshja politike, respektivisht ajo për shpërndarjen e sotshme të Kuvendit.

“Me të vërtetë nuk e shoh më të nevojshme pjesëmarrjen e VMRO-DPMNE-së në Kuvend. Gjatë ditës do të kemi mbledhje të Komitet Ekzekutiv, do ta diskutojmë këtë temë dhe publiku do të informohet në kohën e duhur për hapat e radhës”, pohoi Mickoski.