Mickoski: Vetëm të bashkuar mund t’u kundërvihemi sfidave, urime muaji i Ramazanit

Të nderuar besimtarë të përkatësisë islame,

Më lejoni në emrin tim dhe në emër të VMRO-DPMNE-së t’ua uroj muajin e Ramazanit.

Ramazani për të gjithë pjesëtarët e besimtarëve myslimanë paraqet gëzim, dashuri, paqe, besim por edhe nxitje për krijimin e raporteve më të mira edhe me të afërmit, miqtë si dhe njerëzit me vullnet të mirë.

Respektimi i dallimeve fetare dhe ndërtimi i dialogut të përbashkët është me interes të madh për të mirën e qytetarëve dhe të ardhmen e Republikës së Maqedonisë. Vetëm të bashkuar mund t’u kundërvihemi sfidave, të zgjidhim problemet dhe të ndërtojmë shtet të suksesshëm dhe të ardhme prosperuese për ne dhe gjeneratat e ardhshme.

Dëshiroj punët të përmirësohen, të ndryshohen, diçka për të cilën bashkë do të luftojmë.

Prandaj në këto momente të vështira nevojitet të respektohemi, ndihmojmë dhe kultivojmë raporte më të mira që të mund të përkushtohemi në krijimin e shtetit juridik të Republikës së Maqedonisë.

Këto çaste të festës në ditën e sotme të sjellin paqe, gëzim dhe harmoni, njëherësh edhe fat dhe mirëqenie që do t’ju ndjekin gjatë gjithë jetës juve dhe familjet e juaja.