Mickoski-Varhej: Negociatat e RMV-së me BE-në duhet të fillojnë menjëherë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski së bashku me nënkryetarin Vlado Misajlovski dhe sekretarin ndërkombëtar Stefan Andonovski, realizuan takim me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelji

Në takim, Mickoski theksoi se Maqedonia ka bërë shumë lëshime për të arritur interesin e saj strategjik kombëtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Negociatat e Maqedonisë me BE-në duhet të fillojnë menjëherë, pa kushte shtesë nga asnjëra palë.

VMRO-DPMNE nuk do të pranojë mohimin e identitetit, gjuhës, kontinuitetit historik dhe veçantisë maqedonase. Në takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe ekonomike në vend, si dhe për dinamikën e realizimit të projekteve të financuara nga fondet IPA në disa prej komunave.