Mickoski pret nga Bullgaria sinjale lidhur me ofertën e kryeministrit hungarez Orban

Kryeministri Mickoski tha se pret nga Bullgaria sinjale lidhur me ofertën e kryeministrit hungarez Orban për ndërmjetësim në kontestin Shkup-Sofje. Ai tha se Bullgaria dëshiron ta përdor çështjen e Maqedonisë në fushatën e tyre parazgjedhore. Ne nuk do të hyjmë në gracka të tilla, tha Mickoski. Ai shtoi se vendi do zgjidhje por jo ultimatume.

“Bullgaria, qeveria bullgare, presidenti bullgar dhe politikanët duan ta përodorin çështjen e Maqedonisë në fushatën e tyre parazgjedhore. E kam thënë shumë herë, nuk do të jemi naivë dhe të biem në gracka të tilla. Ne kemi interesin dhe synimin tonë dhe duam të ecim me vendosmëri drejt realizimit të atij interesi dhe qëllimit tonë. Sa i përket bisedimeve të fqinjit tonë lindor jemi të gatshëm që kur të duan dhe në bazë të kujt platforme apo plani të ulemi dhe të bisedojmë dhe të gjejmë zgjidhje dhe t’i respektojmë standardet ndërkombëtarë. Tani duhet të shohim se kush në Bullgari çon sinjale, disa po dërgojnë disa, të tjerë po dërgojnë sinjale të tjera. Tek ne sinjali është i qartë, duam një zgjidhje që do të jetë e denjë”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër i RMV-së.