Mickoski porosi Zaevit: Nga unë lirohesh vetëm nëse nuk zgjohem nesër!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i është përgjigjur nga Klinika Infektive në Shkup kryeministrit Zoran Zaev, i cili paraditën e sotme ftoi partinë më të madhe maqedonase në opozitë të bëhet pjesë e Qeverisë, por pa drejtuesin e saj, për të cilin tha se nuk është politikan me të cilin mund të bisedohet, shkruan gazeta LAJM. Mickoski i cili po hospitalizohet për shkak të infektimit me Kovid-19, porositi Zaevin se nga ai mund të lirohet vetëm nëse nesër nuk zgjohet.
“Kam një porosi për ju zotëri nga qeveria, për mua sot ishte ditë shumë e vështirë. Dita e nëntë më e vështira paska qenë, po luftoj me sëmundjen, po marr frymë me vështirësi, kurse koka më pëlcet nga temperatura, por kam energji, motiv dhe vullnet për të luftuar me ju. Këtë po e shkruaj nga Klinika Infektive me gjithë revoltin në vete se çka i bëtë Maqedonisë. Ka mënyra si të shpëtoni nga unë, mos të zgjohem nesër ose ditën tjetër dhe atëherë ndoshta mund ta keni më të lehtë që të gjeni bashkëbisedues më të përshtatshëm. Por atë film nuk do të mund ta shikoni, ju premtoj se do të luftoj me sëmundjen, do të dal nga Klinika Infektive dhe pastaj na pret shumë punë… Plehrat fillimisht duhet t’i pastrojmë nga oborri ynë! Nëse këta nga Qeveria mendojnë se kanë shansa minimale për pakt me krimin dhe kriminelët, ajo nuk do të ndodh. Do të jeni të mundur, këtë ua premtoj. Pranvera maqedonase po vjen”, ka shkruar kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në profiling e tij në Facebook./Gazeta LAJМ.