Mickoski: Numrat e sotëm të KOVID-19 janë katastrofë nacionale, përgjegjëse është qeveria

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se numrat e sotme me KOVID-19 janë katastrofë nacionale, ndërsa thotë se për këtë përgjegjëse është Qeveria.

“455 të infektuar të ri dhe nëntë të vdekur. Katastrofë nacionale për të cilën përgjegjëse është Qeveria. Kishin 8 muaj të përgatiten për valën e re, kërkuan zgjedhje për të rritur efikasitetin, shpjegonte Zaev për “vallëzimin” dhe “çekiçin” dhe ja rezultatet”, ka reaguar Hristijan Mickoski, transmeton SHENJA.

Ai pyet se edhe sa familje do të vuajnë që të ju kujtohet autoriteteve të japin dorëheqje dhe të ndryshojnë politikat. /SHENJA/