Mickoski: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot kishte takim me zv.ministrin për Çështje Evropiane të Suedisë, Christian Danielson dhe drejtorin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Torbjorn Solstorm.

Në takim u bisedua për problemet aktuale me të cilat ballafaqohet Maqedonisë, ndërsa kreu i VMRO-DPMNE-së theksoi se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar. Nga VMRO-DPMNE njoftojnë se Mickoski në takim ka potencuar se kjo përbërje parlamentare nuk ka mandat nga qytetarët për të marrë pjesë në një proces të tillë.

“VMRO-DPMNE angazhohet që Maqedonia të jetë anëtare e barabartë e Bashkimit Evropian. Maqedonia duhet të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane”, u shpreh Mickoski në takim.

Gjithashtu në takim u tha se Maqedonia me këtë Qeveri po fundoset në krim dhe korrupsion dhe se Qeveria e, siç thonë nga kjo parti, e BDI-së e mbështetur nga LSDM thellon krizën ekonomike dhe i varfërojnë qytetarët.