Kovaçevski mbron ndryshimet ligjore ku kërkohet 60 orë punë për punëtorët ndërtimor që do të punojnë në Korridorin 8 dhe 10

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski gjatë ditës së sotme i mbroi Propozim-ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune me të cilat punëtorët në ndërtimtari të angazhuar në korridorin 8 dhe 10. Sipas tij, me këto ndryshime, punëtorët do të kenë rritje të produktivitetit dhe paga më të larta.

Deputetët e LSDM-së dhe BDI-së propozuan tetë ligje, por partia e Dimitar Apasievit propozoi 1.111 amendamente dhe bllokoi punën e Komisionit kuvendar.

“Deri tani në sektorin ndërtimor, shumë kompani kanë kërkuar ndryshime të ngjashme duke pasur parasysh se vet sektori varet nga variacionet sezonale që varen nga moti. Dëshirojmë të bëjmë ndryshime ligjore me të cilat më mirë mund të përdoren dresurset dhe të përshpejtohet dhe rritet produktiviteti i këtyre punëtorëve”, u shpreh Kovaçevski.

Ai shtoi se nëse miratohen këto ndryshime ligjore, do të mund të angazhohen numër më i vogël i punëtorëve dhe të punojnë më shumë orë dhe pjesa më e madhe e mjeteve financiare do të mbesin në shtet.

“Pa ndryshime ligjore do të vijnë më shumë punëtorët nga jashtë. Të gjithë punëtorët do të kenë të drejtë deri në 60 orë punë dhe secili do të paguhet”, u shpreh Kovaçevski.