“Mickoski në periferi të skenës ndërkombëtare” – Zhernovski godet pas vizitës në SHBA

Andrej Zhernovski nga LSDM-ja deklaroi se vizita e kryeministrit Hristijan Mickoski në SHBA, sipas tij, tregoi se Maqedonia e Veriut ndodhet në “periferi të skenës ndërkombëtare”.

Në emisionin “Direktno” në Telma, Zhernovski kritikoi takimet e Mickoskit dhe ministrit Timço Mucunski në Uashington dhe Nju Jork, duke vënë në pikëpyetje edhe mënyrën se si u prezantua takimi me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Nga VMRO-DPMNE, Brane Petrushevski dha një vlerësim tjetër, duke thënë se takimet në SHBA duhet të shihen si mundësi për forcimin e marrëdhënieve me partnerin strategjik, sigurimin e mbështetjes dhe tërheqjen e investimeve.