Mickoski: Gjyqësori, nga “Swarovski” në Lui Viton

Nga gjyqësor “Svarovski” tani kemi gjyqësor “Lui Viton” tha në konferencë për shtyp Hristian Mickovski, lider i VMRO-DPMNE-së. Sipas tij, nuk ka hetime për aferat më të mëdha të pushtetit siç janë “Reket 2”, insulinë, virus dhe Te-to. Mickovski thotë se qëllimi të zvarriten sepse përgjegjësia për këto skandale na çon drejt kreut të pushtetit. Mickovski gjithashtu tha se LSDM-ja pas mesë muajve e ka humbur
interesin për sjellje të ligjit për prokurorinë sepse gjyqësori është ombrellë gjyqësore e Zaevit.
“Askush në këtë shtet nuk mendon se krimi dhe zhvatja prej 8 milion eurove janë të mundura nga vetëm dy, deri në tre persona, veçanërisht duke e ditur se i gjithë kreu shtetëror ishte në organizatën e Bojan Jovanovskit. Por ata nuk janë në bankën e të akuzuarve. Në të njëjtën kohë, nuk ka asnjë procedurë dhe nuk po hetohet roli i ish sekretarit të përgjithshëm Kiracovskit të përmendur në këtë rast, dhe vazhdimisht sillet hetimi kundër Remenskit, e cili për dallim nga të gjithë të tjerët ka hyrje dhe dalje VIP nga prokuroria”, tha Hristian Mickovski, lider i VMRO-DPMNE-së.