Foshnja ndërron jetë, gjyshja ngatërroi ilaçin e mizave me sprajin e kollës

Një foshnjë 17 muajshe ndërroi jetë si pasojë e një gabimi tragjik. Vogëlushja ishte vajza e një 19-vjeçareje dhe e bashkëshortit të saj 24 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kolumbi, në distriktin e El Cañito, në juridiksionin e komunës së Toluviejo.

Foshnja humbi jetën për shkak të një gabimi tragjik të gjyshes, e cila ngatërroi ilaçin e mizave me sprajin për të kuruar dhimbjet e fytit.

Kutia ishte identike me të ilaçit, por brenda saj ishte hedhur Lorsban, një helm insekticid i fuqishëm, i përdorur gjerësisht në agrikulturë për trajtimin e parazitëve dhe barërave të këqija.

Siç tregi gjyshi i foshnjës, e shoqja nuk e kishte vënë re aromën e ndryshme të dy produkteve, për shkak se ishte e ftohur. Kur vogëlushja nisi që të tregonte shenjat e para të helmimit u dërgua në Clinica Pediatrica Niño Jesús, të Sincelejo, ku ndërroi jetë të mërkurën e kaluar.