Mickoksi kërkon zgjedhje të parakohshme: Populli është kundër kësaj qeverie

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoksi, thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi siç shton, kështu mendon shumica dërrmuese e qytetarëve në Maqedoni. Madje sipas tij, edhe përkrahësit e LSDM-së dhe BDI-së thonë se qeveria është katastrofale.

“Qeveria pretendon se do të shkojë deri në fund me mandatin e saj, por ne vlerësojmë se është mirë që të ketë zgjedhje të parakohshme, ashtu siç e vlerësojnë shumica dërrmuese e qytetarëve në Maqedoni, nga të cilët ne e marrim legjitimitetin. Dhe nëse e shohim si parti popullore se populli është kundër kësaj qeverie dhe të gjitha shfaqjet thonë se qeveria është katastrofale, madje edhe përkrahësit e LSDM-së dhe BDI-së thonë se qeveria është katastrofike dhe se duhet të shkojë, atëherë është logjike të bëjmë gjithçka që kemi në dorë, të përdorim të gjitha mjetet demokratike që i kemi në dispozicion, për të arritur në zgjedhje të parakohshme parlamentare”- deklaroi Hristijan Mickoksi – Kryetari i VMRO DPMNE-së.