Mick Schumacher po kthehet në Formula 1

2KENKG8 SCHUMACHER Mick (ger), Haas F1 Team VF-22 Ferrari, portrait during the Formula 1 Heineken Grande Premio de Sao Paulo 2022, Sao Paulo Grand Prix Grand Prix 2022, 21st round of the 2022 FIA Formula One World Championship from November 11 to 13, 2022 on the Interlagos Circuit, in Sao Paulo, Brazil - Photo Antonin Vincent / DPPI

Formula 1 po pret rikthimin në pistë të pilotit gjerman Mick Schumacher, që pas dy vitesh me Haas (2021 e 2022), këtë sezon është pilot rezervë i Mercedes.
Djali i shtatë herë kampionit të botës, Michael Schumacher, ka nisur kontaktet me skuadrën Alpine.

Ai që konfirmoi bisedimet me 24-vjeçarin gjerman është Bruno Famin, drejtori sportiv i Alpine, shkruan “independent”.

“Është e vërtetë që jemi duke biseduar me Mick për këtë mundësi, që ai të garojë me ne. Mendoj se do të ishte një mundësi e mirë për të dyja palët, por për momentin vetëm po bisedojmë”, deklaroi Bruno Famin.

“Para se të vendosim do të organizojmë edhe një test me Mick, ku do të shohim gjendjen e tij pas gati një viti pushim”, ka shtuar Famin.

Duket se Alpine kërkon një emër të njohur për t’u rikthyer protagonist sezonin tjetër. Makina aktuale drejtohet nga pilotët Sebastian Ocon dhe Pierre Gasly.