Michael Jackson dhe Oprah Winfrey të përfshirë në dokumentet e Jeffrey Epstein

Janë zbuluar mbi 900 faqe dokumente të Jeffrey Epstein që përmbajnë informacione për bashkëpunëtorët e tij të dyshuar.

Këto dokumente zbulojnë një listë me emra befasues, duke ngjallur interesim të ri për skandalin.

Megjithatë, prania e këtyre individëve nuk i implikon domosdoshmërisht në ndonjë aktivitet kriminal ose përfshirje në abuzimet e Epstein.

Jeffrey Epstein

Mes figurave tashmë të njohura të lidhura me Epstein, si Princi Andrew dhe Bill Clinton, dalin emra të rinj, përfshirë ish-presidentin Donald Trump.

Dokumentet vënë në dyshim Johana Sjoberg për marrëdhëniet e saj të supozuara ose shërbimet e masazhit për Trump, por ajo mohon çdo përfshirje të tillë.

Theksohet se disa prej këtyre personaliteteve të famshme mund të kenë lidhje të rastësishme me rastin, si ngjarje të përbashkëta ose udhëtime, pa prova të përfshirjes së drejtpërdrejtë në krimet e tij.

Oprah Winfrey

Emrat që janë shfaqur në listë:

Lista përmban një grup të larmishëm individësh nga sektorë të ndryshëm, duke përfshirë: George Lucas, Marvin Minsky, Alan Dershowitz, Michael Jackson, David Copperfield, Papa John Paul II, Oprah Winfrey, Jean Luc Brunel, Leslie Wexner, Tom Pritzker, Bill Richardson, Al Gore dhe Stephen Hawking, ndër të tjera.

Jeffrey, i akuzuar për krime seksuale, me sa duket vrau veten në një burg të sigurisë së lartë në gusht 2019, ndërsa Ghislaine Maxwell u dënua me 20 vjet burg në 2022 për përfshirjen e saj në këtë rast dhe bashkëpunimin me Epstein në aktivitetet e tij të paligjshme që përfshinin të mitur. /Telegrafi/