Micevski: Të caktohet me urgjencë seancë për të votuar pakon ekonomike

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski ka deklaruar se VMRO kërkon që shumica qeveritare të caktojë me urgjencë seancë në të cilën do të votohen ligjet e pakos së pestë ekonomike.

“Në këtë momente në këtë konferencë për shtyp pas meje janë prezent të gjithë deputetët e grupit parlamentar të VMRO-së dhe Koalicionit të cilët janë të gatshëm të jenë pjesë e seancës dhe të japin përkrahje për këto ligje nëse qeveria më në fund pajtohet ta thërret seancën. Apelojë edhe njëherë, të ndërprejnë lojërat politike, taktizimet mbi shpinën e qytetarëve dhe ekonomisë, dhe që sot të caktohet seanca ku do të votohen ligjet”, ka deklaruar Micevski, përcjell SHENJA.