Në këto momente është në vijim një aksion i madh policor në fshatin Gërçec të Sarajit dhe në Gazi Babë, kanë thënë burime policore për mediumet maqedonase. Lajmin e ka konfirmuar edhe prokurorja Vilma Ruskovska, sepse Prokuroria për luftë kundër krimit dhe korrupsionit është duke e koordinuar këtë aksion.
Ndërkohë informohet se aksioni është zgjeruar edhe në Çair dhe Hasanbeg, ku policia poashtu ka konfiskuar drogë, celularë dhe para, transmeton gazeta Lajm.
Disa mediume njoftojnë se janë arrestuar 21, e disa tjera 25 persona. Ata janë dërguar në stacionin policor Karposh por edhe në Bit Pazar.
Aksioni është realizuar nga njësitet speciale policore.
Nga MPB kanë thënë se po arrestohen dilerë që u shesin dro gë personave të varur, transmeton gazeta Lajm.
Lajmi është konfirmuar edhe nga MPB, kurse informata zyrtare paralajmërohen gjatë ditës.
Maqedoni Aksioni policor është zgjeruar edhe në Çair e Hasanbeg, ja çka është...