Miami rikthehet te fitorja pas katër humbjeve radhazi

Miami Heat është rikthyer te fitoret në NBA pas katër humbjeve të njëpasnjëshme.

Në duelin e zhvilluar ndaj Washington Wizards në Kaseya Center para 19 mijë tifozëve, Heat kanë triumfuar me shtatë pikë diferencë 121:114.

Tyler Herro ka qenë më efikasi në këtë takim me 24 pikë, 10 kërcime e nëntë asistime.

Me lojë të mirë te vendasit u dallua edhe Jimmy Butler me 20 pikë dhe qendra Bam Adebayo që shtoi 18 pikë të tjera.

Kyle Kuzma ishte më efikasi te skuadra mysafire me 22 pikë, por që në fund nuk mjaftuan për të marrë fitoren.

Fitore ka marrë edhe kampioni në fuqi Denver Nuggets që ka mposhtur Dallas Mavericks me rezultat 125:114, derisa Golden State Warriors ka triumfuar në udhëtim te Oklahoma City Thunder me dy pikë epërsi 139:141.