Mexhiti: S’ma ka marrë mendja që do vijë koha, BDI-në ta vajtojë Vuçiqi

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, ka komentuar deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili nga Nju Jorku ku mori pjesë ne mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dërgoi mesazhe se Kurti dëshiron që në Maqedoni ta rrëzojë nga pushteti BDI-në dhe Ali Ahmetin.

“Ka një thënie nga e kaluara që thotë “mos e bjerë punën me të vajtu Stambolli”, por s’ma ka marrë mendja që këta do t’i vajtojë Vuçiqi dhe Beogradi”, tha Mexhiti. Ai komentoi edhe akuzat e BDI-së se deklarata e Vuçiqit është e koordinuar me Mickoskin dhe opozitën shqiptare. “AS vetë BDI-ja nuk i beson kësaj”, tha Mexhiti, shkruan gazeta LAJM.